Nga dita e sotme Ishulli i Sazanit do të jetë i hapur për të gjithë turistët.
Ka qenë kjo marrëveshja që nënshkruan këtë të mërkurë ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi.
Nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të bëhet i mundur lejimi i turistëve për kryerjen e vizitave turistike në ishullin e Sazanit, i cili është pronë në përgjegjësi të Ministrisë së Mbrojtjes.