Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që prej ditës së djeshme, një pjesë e segmentit rrugor pranë Lungomares është hapur, duke i dhënë frymëmarje qarkullimit të automjeteve në Vlorë. Behet fjale për segmentin e bllokuar që prej shkurtit, për shkak të punimeve në këtë projekt. Por pavarsisht se rruga do te jete e lire, punimet në Lungo Mare do te vijojne paralelisht.
Në këtë segment nuk do të lejohen automjetet e shërbimit publik, apo automjetet e tonazhit të rëndë, por vetëm automjetet e vogla.
Rruga do të jetë me një korsi hyrese dhe një dalëse. Lirimi i kësaj rruge u bë per shkak të sezonit turistik, për të lehtesuar levizjen e mjeteve që deri më tani është kryer vetëm nga një segment rrugor që të çonte në bregdet.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/punimet-ne-lungomare-hapet-nje-nga-segmentet-rrugore-per-turistet/