Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa i përgjigjet kreut të LSI, Ilir Meta i cili kërkoi që Policia e Shtetit të jetë asnjanëse në zgjedhje. Xhafa kujtoi se policia është vlerësuar gjithnjë për rolin e saj në proceset zgjedhore. Ministri i Brendshëm shkon më tej duke deklaruar se është kthim pas të bëhen kompromise që politizojnë dhe rrezikojnë funksionin dhe rolin e policisë së shtetit. Një ditë më parë erdhi dhe përgjigjja e Ministrises së Administratës Publike, Milena Harito.
Më 3 prill 2017 Ilir Meta: Policia e Shtetit, jo vetëm të jetë asnjanëse përsa i takon anës politike, nuk mjafton kaq. Duhet të jetë tepër aktive në luftën kundër fenomenit të drogës dhe krimit të organizuar dhe rrezikut të financimit kriminal të zgjedhjeve, të blerjes së votave, e kështu me radhë.
Sot, (5 prill 2017) vjen përgjigjja e Fatmir Xhafës: Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit po afrojnë dhe detyra jonë, detyra e policisë së shtetit është të ushtrojmë detyrat me paanësi për të garantuar një proces të pacënuar dhe shembullor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-i-pergjigjet-metes-kompromiset-politike-rrezikojne-rolin-e-policise/