Report TV - Basha:Të nisim dialogun,Rama: Jam gati, cakto vendin dhe orën

Report TV 2017-07-04

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me aleatët në selinë e PD-së, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit të situatës politike.

Në fokus të takimit ishte dhe propozimi i Ilir Metës për të krijuar një "qeveri besimi", ofertë për të cilën opozita ka dalë me një qëndrim zyrtar.

Demokratët dhe aleatët e tyre, përmes një deklarate, kanë shprehur gatishmërinë për të dialoguar zgjidhjen e ngërçit politik, përmes krijimit të qeverisë teknike.

Ky qëndrim le të kuptohet se opozita mund të dalë nga çadra dhe t'i rikthehet jetës parlamentare pas 46 ditësh jashtë institucioneve, nëse përmbushet ky kusht.

"Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij", thuhet në deklaratë.

Share This Video


Download

  
Report form