Zgjedhjet në Vlorë dhe Gjirokastër, Rama: Po transformojmë vendin dhe PS

Ora News Lajme 2016-03-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Socialistët e Vlorës, Sarandës dhe Gjirokastrës kanë votuar për zgjedhjen e delegatëve që do t?i përfaqësojnë në kongresin e 19 marsit ku do të zgjidhet kryetari i Partisë Socialiste. Në Vlorë kryeministri Rama ka ndjekur nga afër procesin, që e cilësoi shtysë për reformat në kuadër të mirëfunksionimit të shtetit.
Rama: ?Ky është një proces shumë mbresëlënës. Në rajonin Vlorë-Gjirokastër, pas një pune të madhe për hapjen, riorganizimin, reformimin e strukturës sociale të çdo organizate, sot, mesa duket me një pjesëmarrje të pazakonshme, po votohet për delegatët e kongresit. Partia Socialiste në këtë proces, në afro dy muaj ka zhvilluar mbi 5 mijë procese zgjedhore, procese për organizatat, për kryetarët e organizatave, procese për delegatët dhe do të vazhdojmë me kongresin e partisë, që ka një rëndësi themelore, pasi është një moment kyç për t?i dhënë një shtysë edhe më të fortë reformave, për t?i dhënë një shtysë edhe më të fortë transformimit të gjithanshëm të vendit, duke thelluar operacionin në çdo sektor, për ta çliruar organizmin e vendit tonë nga kanceri i shumë viteve pa shtet, pa reforma, pa institucione dhe pa asnjë sens të drejtimit. Kështu që, ashtu si vendi, edhe Partia Socialiste ka detyrimin që jo vetëm të ecë në drejtimin e duhur, por ta udhëheqë vendin në drejtimin e duhur.?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sot-zgjidhen-delegatet-e-ps-ne-sarande/

Share This Video


Download

  
Report form