TIRANË-Deklarata e kreut të LSI, Ilir Meta mbrëmjen e djeshme është komentuar për herë të parë sot nga opozita.
Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij të zakonshme nga çadra e protestës e mirëpriti deklaratën e Metës për zgjidhjen e krizës përmes një qeverie besimi dhe i duke bere nje interpretim të fjales së kreut të LSI, e ftoi t'i bashkohet kauzës së PD.
?Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë, një nga dy parnterët e koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi se nëse është e sinqertë mirësevjen; Shqipëria e para. Nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike dhe aleanca në kurriz të shqiptarëve.