Ora News – Konvertimi online, aplikimi për diplomat përmes portalit e-albania

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pa lejeve të ndërtimit dhe kartës së shëndetit tashmë të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për njohje dhe njësim të diplomave përmes portalit e-albania. Ndryshimet janë prezantuar nga 2 ministret e linjës të cilat vlerësuan kursimin e kohës dhe të shpenzimeve për studentët.
Tashmë të gjithë studentët e interesuar për të konvertuar diplomat nuk do të duhet të enden më në zyrat e shtetit pasi këtë mund ta bëjnë përmes aplikimit online në portalin e-albania. Në prezantimin e kësaj risie ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se për studentët kursehet kohë dhe para.
Nikolla: Me një kohë tejet të limituar në 45 ditë, me çmime të reduktuara gati 50% me shërbimin, me një transparencë të plotë për të gjitha institucionet për qytetarët dhe sigurisht me një mundësi të avancimit të teknologjisë që pamundëson ndërhyrjet pormundëson një shërbim cilësor dhe në kohë.
Për ministren e inovaxionit dhe administratës publike, Milena Harito tashmë portali e-albania është dritarja kryesore për të gjitha aplikimet e sherbimet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konvertimi-online-aplikimi-per-diplomat-permes-portalit-e-albania/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS