Familja e 18-vjeçarit nga Kruja, Albi Lika, i cili vdiq në burgun e Shenkollit në Lezhë kanë dyshime të forta se i riu është vrarë, teksa në ekspertizën mjeko ligjore është shënuar se 18-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.
Ndërkohë nga drejtoria e burgut të Lezhes u pohua se Albi Lika ndërroi jetë pasi konsumoi gaz, ndërsa një pretendim i tillë hidhet poshtë nga familja.
Familjarët: E vranë, ka plagë në trup
Nëna dhe njerku shprehen per mediat se i riu ka pasur plagë në trup në kokë dhe u kërkojnë organeve kopetente t'i shkojnë deri në fund kësaj ngjarjeje.
Ata shtojnë se Albi u kishte kërkuar të mos e linin vetëm në sallën e gjyqit, ndërsa ditën që ai ndërroi jetë kishin folur me të dhe u kishte thënë se është mirë.
Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit.