Report TV - Bum portesh turistike në jug, zbardhen 11 projektet nga Vlora në Sarandë

Report TV 2017-07-04

Views 0

Bregdeti i jugut po përgatitet për një bum portesh jahtesh. Report Tv ka mësuar se qeveria po shqyrton së paku 10 propozime për ndërtime portesh jahtesh dhe një porti energjitik në segmentin bregdetar Vlorë Sarandë.

Ndërkohë që aktualisht në këtë pjesë të bregdetit numërohen tre porte jahtesh. Një në Sazan dhe dy në Orikum.

Kërkesa e parë parashikon ndërtimin e një porti jahtesh shumë pranë Portit të Vlorës, ndërsa e dyta në ishullin e Sazanit.

Në gjirin e Vlorës rezultojnë edhe dy propozime të tjera për porte jahtesh, një në Radhimë, dhe një tjetër pak kilometra më në jug, pranë Orikumit.

Kërkesa e pestë pozicionohet në kalanë e Porto Palermos, ndërsa një tjetër port energjetik parashikohet të ndërtohet në Nartë.

Porti i radhës parashikohet të ndërtohet në Himarë. Në Sarandë rezultojnë 5 propozime për porte jahtesh, duke nisur nga Gjiri i kakomesë deri përtej Ksamilit.

Vetë Qeveria ka pranuar se gjatë këtyre viteve ka një numër të madh kërkesash për investime të këtij lloji nga investitorë shqiptarë e të huaj.

Share This Video


Download

  
Report form