DURRES-Sezoni turistik po afron Durrësi sërish pa ujë të pijshëm.
Prej më shumë se tre ditë qyteti bregdetar i Durrësit vuan për ujë të pijshëm. Kjo situatë është e përsëritur thuajse çdo muaj që qytetarët e Durrësit nuk furnizohen me ujë për një periudhë 2-3 ditore. Ajo që më shumë i shqetëson qytetarët është edhe penalizimi që mund t?u ndodh gjatë sezonit veror. Në drejtorinë e ujësjellësit është i njëjti arsyetim si gjithnjë, shkaktari po i njëjti, OSHEE ka ndërprerë dritat.
?Ka qenë një koordinim i punës midis nesh dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ata kanë pasur disa remonte të energjisë elektrike, dhe me këtë rast meqë është stakuar stacioni i pompimit ?fushë kuqe?, ne kemi gjetur mundësinë që të bëjmë disa ndërhyrje në rrjet për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe për mirëmbajtjen e tubacionit ekzistues. Këto punë po bëhen gjatë kësaj kohe pikërisht që të jemi të përgatitur gjatë sezonit turistik dhe jo vetëm që nuk e komprometojmë por kemi bindjen se situata do të jetë më mirë se vitet e tjera?, tha Gerald Dautaj.
Por një problem shumë i madh mbetet edhe rrjeti i amortizuar i qytetit ku si pasojë e avarive të shkaktuara ndodh shpesh ndërprerje e ujit.