Rreth 67 mije banore te qytetit te Beratit dhe rrethinave janë prej tre ditësh pa ujë te pijshëm. Mësohet se tubacioni kryesor i ujësjellësit ka dale jashtë funksionit si pasoje e shkarjeve te tokës. Qytetaret ankohen se nuk po e përballojnë dot financiarisht qe te mbajnë shtëpitë me ujë te blere ne dyqane. Këtë situate po e vuajnë edhe bizneset, sidomos lokalet e Beratit. Drejtues te Ujësjellësit justifikohen duke thënë se rrjeti është shume i amortizuar prej vitesh. Pavarësisht angazhimit te specialisteve defekti nuk është riparuar ende, duke bere qe besimtaret e krishtere te jene pa ujë edhe për Krishtlindje. Drejtues te Ujësjellësit te Beratit shprehen se kane kërkuar nga qeveria fonde për te kryer një investim te përgjithshëm te rrjetit, pasi aktuali është jashtë parametrave.