Ora News – Bregu: Zgjedhjet në rrezik, BE nuk i thotë troç gjërat

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet janë në krizë, një vend ku procesi zgjedhor është nën kërcënim nuk është Europian? kështu ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu. Gjatë një konference me rastin e 60 vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Romës, Bregu tha se Shqipërisë i mungon ambicia për të përmbushur detyrimet ndërsa shtoi se BE nuk po shprehet më troç.
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka parashtruar rrezikun se zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit nuk do të jenë të lira. Ajo shprehet se një vend ku procesi zgjedhor kërcënohet nuk mund të jetë Europian .
Bregu: Është hera e parë pas kaq kohësh që të gjithë dëgjojmë se në rrezik dhe pikëpyetje të madhe janë zhvillimi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe kjo nuk më duket çështje e vogël. Një vend me zgjedhje të munguara, me zgjedhje të kqija, në një vend ku zgjedhjet janë nën kërcënim, një vend ku qytetarët nuk janë të lirë për të votuar nuk është vend europian.
Sipas Bregut Shqipëria nuk ka ambicie për të përmbushur detyrimet që do të mundësojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian ndërsa shprehet se vet BE nuk po i shpreh më gjerat troç.
Bregu: Po të dëgjoni një deklaratë të bërë nga SHBA dhe një nga BE, më jepni diferencën e një gjuhë troç dhe një gjuhe që duhet marrë edhe konsensusi i 27 vendeve anëtare. Një gjuhë si një copë buke e lyer me gjalpë nuk është ajo që i duhet vendeve tona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bregu-zgjedhjet-ne-rrezik-be-nuk-i-thote-troc-gjerat/

Share This Video


Download

  
Report form