Aktori i humorit e thote troc: "Nuk punohet me gruan" (Video)

RTV KLAN 2019-06-05

Views 0

Visjan Ukcenaj, i cili ishte i ftuar në programin e përditshëm në Tv Klan, "Ditë për Ditë", foli për karrierën si aktor por dhe rolin si baba.

Pyetja e moderatores nëse kishte punuar ndonjëherë me bashkëshorten e tij Jona, e cila është regjisore, shkaktoi shumë të qeshura në studio. Ai tha se kishin punuar bashkë për dy shfaqje dhe nuk do punonte kurrë më! Sipas tij, të punosh me gruan është skandal!

Marrëdhënia profesionale në skenë ishte e vështirë të mbetej e tillë pa u përfshirë emocionalisht me partneren. Mirëpo mënyra si aktori Visjan Ukcenaj reagoi ishte vërtet e bukur./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form