Ora News – Basha pas kthimit nga Malta: Zero shans të pranojmë qeveri teknike kukull

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse asgjë nuk ka ndryshuar në jetën politike dhe kryeministri Edi Rama, shprehet i prerë se nuk pranon qeveri teknike, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, javën e 8 të protestës e cilësoi vendimtare per fitoren e betejes për zgjedhje të lira.
Lulzim Basha: ?Bëhu gati se me të vërtetë s?ke parë asgjë akoma. Vëri gishtin kokës ose do të pendohesh shumë shpejt?
Basha komentoi deklaraten e Rames, se nuk negocion për qeveri teknike
Lulzim Basha: Po qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme vetëm me çmontimin e krimit?
I sapokthyer nga Malta, Basha I?u tha protestuesve se partitë simotra europina mbështesin betejën e opozitës shqiptare, ndersa akuzoi mediat se kanë manipuluar lajmet.
Lulzim Basha: Sot i sapo kthyer nga Malta dhe pasi kam dëgjuar broçkullat e mediave qeveritare që interpretojnë siç ju do prapanica fjalët e aleatëve tanë dhe jo e tyrja por e tij, se nuk ua mban ti thonë jo se i ka kapur për fyti, sot dua t?ju them: Nuk ka asnjë shans, zero shans që në të pranojmë një qeveri teknike kukull sepse në këtë betejë nuk jemi për karriget tona, fatin e partisë, por fatin e gjithë shqiptarëve të ndershëm. Nuk kërkojmë dhe as pranojmë një qeveri teknike fasadë çastin e fundit për tu hedhur hi sy shqiptarëve. Qeveria teknike është mjeti, kushti, beteja nga e cila nuk kthehemi pa fitore, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhje të lira dhe të ndershme do të thotë në rradhë të parë zbatim deri në një i ligjit të dekriminalizimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-pas-kthimit-nga-malta-zero-shans-te-pranojme-qeveri-teknike-kukull/

Share This Video


Download

  
Report form