Ora News – Basha me Fleckenstein: Kthehemi në Parlament kur të ketë qeveri teknike

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka takuar kreun e PD, Lulzim Basha.
Takimi ka nisur rreth orës 18:30 dhe ka përfunduar në orën 19:45. Në qëndër të bisedimeve mendohet se ka qenë situata e fundit politike.
Basha sqaroi se eurodeputetit i kishte shpejguar vendimin për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.
Basha: I shpjegova vendosmërinë tonë, vendimin e madh që kemi marrë me qytetarët shqiptarë për të mos u sprapsur nga beteja për zgjedhje të lirë dhe të ndershme përmes një qeverie teknike ku partitë politike të shprehin vullnetin për të punuar sëbashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo nuk mund të ndodhë me këtë qeveri dhe këtë kryeministër, ndaj PD, opozita është e bashkuar rreth këtij qëllimi. Është e vendosur të jetë me qytetarët shqiptare, pranë qytetarëve shqiptarë deri në realizimin e këtij qëllimi. Këto janë çështjet që diskutova duke shpjeguar rast pas rasti problematikën e krimit
Fleckenstein tha se do të takojë Bashën, por nuk do të negociojë për protestën. Ndërkohë që ai është shprehur se debati politik duhet bërë në Parlament.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstein-takim-me-bashen-ne-oren-1830/

Share This Video


Download

  
Report form