"Franca ta ka vendosur kryqin në qafë, Malta ta ka vendosur në kokë, sepse vendet europiane e dinë se e ke mbushur Shqipërinë me kanabis", kështu është shprehur Basha për dekorimin me urdhrin e Komandant i Legjionit të Nderit të kreut të qeverisë Rama.
Në ditën e 42 të protestës, Basha i sapo kthyer nga Kongresi i PPE në Maltë, ka ritheksuar edhe një herë se ka marrë mbështetjen e të gjithë partive si motra në BE si dhe mbështetjen e liderve ndërkombëtarë.