Report TV - Fier, rruga e plazhit të Semanit e dëmtuar,problem dhe papastërtia

Report TV 2017-07-04

Views 9

Plazhi i Semanit në Fier vazhdon të jetë në gjëndje të mjerueshme, por përveç pastërtisë së tij që është lënë në harresë, problem mbetet edhe rruga që të çon në këtë plazh.

Megjithëse kjo rrugë ka një panoramë shumë të mirë ajo shumëzohet me zero pasi dëmtimi i rrugës nuk të lë mundësi për të shijuar atë.

Para tre ditësh u mor një nismë për të pastruar plazhet e të gjithë bregdetit shqiptar, ndërkohë që Bashkia e Fierit nuk iu bashkua kësaj nisme.

Banorët e zonës ankohen se në këtë rrugë ka më shumë se 20 vjet që nuk është investuar.

Ata thonë se plazhi po braktiset, për pasojë edhe mundësitë për të shitur produkte të stinës po veniten dita ditës.

Sa i përket problemit të rrugës Bashkia e Fierit arsyetohet se kjo rrugë është nën administrimin e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve.

Por pavarësisht nga kjo ajo çfarë i mbetet institucionit të bashkisë është kërkesa që duhet të bëjë për ta rregulluar atë, por një gjë e tillë nuk është bërë.

Share This Video


Download

  
Report form