Prindërit dhe 300 nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Kallm i Vjetër kanë dalë në protestë, pasi sipas tyre rruga që lidh fshatin me shkollën është e dëmtuar dhe nuk është ndërhyrë fare për rikonstruksionin e saj.
Prindërit dhe nxënësit kanë marrë vendim që të bojkotojnë procesin mësimor edukativ, pasi sipas tyre kanë bërë kërkesa për rikonstruksionin e rrugëve të fshatit që e lidhin atë me shkollën por deri sot askush nuk i ka marrë parasysh.
Ata kanë shtuar se nëse kërkesat etyre nuk merren parasysh, bojkoti do të vijojë për 5 ditë të tjera.