Ora News - Parandalimi i ngjarjeve kriminale, Librazhdi do të “ruhet” me Këshill Sigurie

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është ngritur në Librazhd Këshilli i Sigurisë që fuqizon pushtetin vendor, duke i dhënë më shumë përgjegjësi për krjimin e një klime sigurie për komunitetin. Prezenca e OSBE, një nga mbështetësit e kësaj nisme, pohoi se siguria ka ndikim të drejtpërdrejtë te mirëqënia dhe prosperiteti i qytetarëve.
Në Librazhd krijohet Këshilli Vendor i Sigurisë. Më mbështetje të OSBE, ky Këshill do shërbejë për parandalimin e rasteve kriminale dhe përmirësimin e sigurisë, ku një rol kyç ka komuniteti.
Kreu i prezencës, Bernd Borchardt, tha se palët duhet të angazhohen në mënyrë aktive në identifikimin e problemeve, analizimin e të dhënave dhe gjetjen e zgjidhjeve.
Bernd Borchardt: Qëllimi i këtij Këshilli është stabiliteti në komunitet, për rritjen e sigurisë. siguria ka ndikim të drejtpërdrejt te mirëqënia dhe prosperiteti i qytetarëve. Institucionet funksionale ofrojnë një klimë besimi mes qytetarëve, kjo do sjellë një qëndrueshmëri të përgjithshme, kyç për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe besimin tek institucionet. Prezenca e OSBE-së do ju mbështesë gjatë punës tuaj, duke ndihmuar në vendosjen e një standardi sigurie.
Për deputetin, Taulant Balla, një vëmendje të madhe për Këshillin ka siguria në shkolla.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parandalimi-i-ngjarjeve-kriminale-librazhdi-do-te-ruhet-me-keshill-sigurie/

Share This Video


Download

  
Report form