Pas miratimit nga Kuvendi të projektb" />
Pas miratimit nga Kuvendi të projektb"/>

Ora News - Buxheti 2019, Basha: Ta kthejmë në gurin e varrit të organizatës kriminale "Rilindja”

Ora News Lajme 2018-12-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas miratimit nga Kuvendi të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2019, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat u shpreh se ky buxhet legjitimon zhvatjen e taksave të qytetarëve. Basha tha se zëri kryesor i shpenzimeve të këtij buxheti janë koncesionet për të ashtuquajturit oligarkë sipas tij dhe ato të luksit për makina dhe zyra.

Buxhetin e miratuar në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi si shkatërrim të ekonomisë, duke i kanalizuar paratë e qytetarëve tendera korrupsioni tek oligarkët.

Lulzim Basha: Ashtu si dje dhe pardje, ashtu si nesër dhe pasnesër, 290 mijë bashkëqytetarët tanë, të moshuar dhe fëmijë, do të gdhihen dhe do të ngrysen me një vakt të ngrëni sepse nuk kanë para të blejnë më shumë se një vakt për të ngrënë. Në vend që të mendohet për këta njerëz, në vend që buxheti i shtetit të konsiderojë prioritet që askush të mos mbetet pa bukë, pa ujë dhe pa drita, buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen e Unazës së Re.

Përpara kësaj situate që ai parashtroi, Basha kishte një mesazh për qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-akuza-qeverise-ky-eshte-buxheti-i-kastrofes-ngarkon-me-borxh-dhe-foshnjat-e-porsalindura

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS