Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara e ka konsideruar bllokimin e produkteve të mishit nga Brazili si veprimin e duhur nga autoritetet shqiptare.
Nëndrejtori i kësaj Organizate për gjithë rajonin, Raimund Jehle, thotë në një intervistë ekskluzive për Report TV se bllokimi i importit tashmë është aplikuar në gjithë Bashkimin Evropian, për të siguruar qytetarët nga çdo rrezik i mundshëm.
?Situata me ushqimet e pasigurta nga vende të ndryshme të botës, është gjithnjë problematike. E rëndësishme është që autoritetet shqiptare që janë përgjegjëse për kontrollin e sigurinë po i nënshtrojnë këto produkte në testet e duhura. bashkimi evropian ka ndaluar importin e këtyre produkteve, të njëjtën gjë ka bërë edhe Shqipëria. Me bllokimin e importeve shmanget edhe rreziku i popullatës nga këto produkte?, u shpreh Raimund Jehle, Përfaqësues i FAO
Jehle thotë se tashmë Shqipëria ka hedhur hapa të dukshëm në përmirësimin e sigurisë ushqimore, ndërkohë rritja e të ardhurave të popullsisë ka sjellë në skenë edhe fenomenet si mbipesha apo obeziteti.
?Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësisshëm në drejtim të uljes së varfërisë dhe rritjes së sigurisë ushqimore. Nuk ka më të dhëna që flasin për mbizotërimin e kequshqyerjes. Fenomeni i obezitetit e mbipeshës lidhet me rritjen e të ardhurave, pasi karbohidratet nga drithërat zëvendësohen nga karbohohidratet e produkteve të sheqerit?, tha për Report TVJehle .