Urdhri i ri i Ministrisë së Bujqësisë: Mishi që vjen nga Brazili nuk do të kontrollohet 100%

Report TV 2020-02-16

Views 0

Kontenierët që vijnë me mish nga Brazili nuk do të kontrollohen 100% në pikat kufitare. Në një urdhër të ministrisë së Bujqësisë thuhet se ngarkesat e mishit që vijnë nga Brazili nuk do kontrollohen të gjitha, por vetëm ato që janë kapur më parë me shkelje.

Me këtë vendim Ministria ndryshon urdhrin e vitit 2017 të nxjerrë nga ish ministri Edmond Panariti i cili detyronte organet doganore të kontrollonin cdo ngarkesë me mish që importohej në vend.Sipas Ministrisë së Bujqësisë ky urdhër nuk eliminon kontrollet në pikat doganore, por i dyfishon për ato kompani që nuk kanë respektuar më parë rregullat dhe kanë sjellë në vend mish me probleme. Për ish-zëvendësministrin e Bujqësisë Alban Zusi, ky ishte një vendim i mirë dhe i vonuar. Zusi shtoi se kontrollet shtojnë koston për konsumatorin.

?Prej tre vitesh ishim ne një situatë jonormale, pasi ngarkesat nga Brazili kontrolloheshin në masën e 100% duke krijuar një kosto tepër të lartë. Brazili është furnitori më i madh në botë për mish. Dhe ne duke ushtruar kontroll 100% i rritëm koston e produktit të mishit që rëndoi në konsumatorin fundor, dhe nuk krijuam asnjë vlerë të shtuar sigurie për konsumatorin.

Niveli i importeve problematike ka rezultuar 0.1%.Mishi që vinte nga brazili kontrollohej për përmbajtje që janë të parrezikshme tek mishi i derrit kryesisht. Bëhet fjalë për patogjen që shkatërrohen gjatë temperaturave të larta të pjekjes dhe mishi i derrit nuk konsumohet kurdo?, tha Zusi.

Por nga ana tjetër vlera e mishit që importon Shqipëria nga jashtë arrin në 736.5 milionë lekë, ndërsa ne eksportojmë vetëm 10.9 milionë lekë. Bazuar në të dhënat e INSTAT, ne importojmë në shifra të larta edhe kafshë të gjalla, pasi kemi importuar 423.7 milionë lekë dhe kemi eksportuar 6.1 milionë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form