Ora News – Bregu: Rama përdor Vettingun edhe për tragjedinë e Otrantos

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu thotë në ?Tonight Ilva Tare? në Ora News, se Vettingu po përdoret për manipulim dhe si justifikim për mos mbajtjen e premtimeve.
Ajo thotë se Vettingu u përdor nga kryeministri Rama edhe për tragjedinë e Ontrantos. Duke folur për zgjedhjet, ajo deklaron se për herë të parë shkohet në votime pa plotësuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-t, ndërsa bën edhe një apel.
Pjesë nga diskutimet:
Bregu: Jam e bindur se reforma në drejtësi do të ndajë dy kohë; me kulturën e mos ndëshkimit dhe të mos respektimit të ligjit, me kohën e zbatimit të ligjit. E di se kjo nuk do të ndodhë për 1 vit apo dy vjet. Ka gjasa të mos ndodhë as për 5 vite. Apo atë masivitetin e firmosjeve që të them të drejtën është manipulim i pastër i ngjarjeve të ditëve të fundit me Vettingun.
Kam përshtypjen që edhe në këtë rast, rastin e debatit të shtuar gjatë gjithë kësaj kohe, por mënyra se si e kemi manipuluar së brendshmi, duke ia lënë më shumë efektit të bërjes përshtypje tek qytetarët. Po të dëgjoni çdo artikulim publik, Vettingu zëvendëson temën për papunësinë, Vettingu justifikon mos mbajtjen e premtimeve për punësimin. Vettingu justifikon dështimet në sistemin shëndetësor.
Vettingu kam dëgjuar dje në Vlorë nga kryeministri se ishte fajtor për tragjedinë e Otrantos 20 vite më parë sepse gjyqtarët nuk kanë çuar fajtorët përpara drejtësisë. Vettingu është përgjegjës për 2 km rrugë që nuk shtrohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bregu-rama-perdor-vettingun-edhe-per-tragjedine-e-otrantos/

Share This Video


Download

  
Report form