Mediat greke kryqëzojnë Lilën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Videoskandali i disa lojtareve të kombëtares, që zhvillonin një bisedë me nota tallëse ndaj riteve fetare ortodokse, ka bërë xhiron e mediave ne Greqi. Zërat me kritike kanë bërë thirrje për pezullimin e njërit prej protagonisteve të saj, Andi Lila, lojtar i Pas Janines. Gazeta ?Ethnos? shkruan: ?Andi Lila sulmon përsëri ortodoksinë, bashke me imamin islamik?. Ndërsa Gazeta ?Ta Nea?, në versionin e saj online shkruan ?Provokimi i ri për Andi Lilën: Tallet me shenjtërimin dhe priftërinjtë?. Portali ?Janina24.gr? është me i ashpër ?Andi Lila, recital intolerance bashke me imamin ekstremist ne Shqipëri?. Ky portal risjell ne vëmendje faktin se në 2015, Lila u pezullua për disa kohë nga klubi, pasi festoi një gol të shënuar në Karaiskaqi ndaj Olimpiakos, duke bërë shenjen e shqiponjës dykrenare. Por ndërsa videoja mund të sjellë pasoja për Lilën, imami i njohur Ahmed Kalaja, i cili e postoi filmimin ne rrjetet sociale, ka reaguar në Facebook, duke kërkuar ndjesë e duke shprehur keqardhjen, pasi gjithçka ka qënë një keqkuptim. Sipas tij, biseda ishte për të bërë humor jo vetëm për të klerikët ortodoksë, por edhe për ata myslimanë. ?Gjej rastin, si një njeri i besimit, të shpreh keqardhjen time nëse fjalët e mia apo të miqve të mi kanë cenuar sadopak kolegët edhe miqtë e mi të krishterë, duke i shprehur në të njëjtën kohë ndjesën time si dhe garancinë; Se respekti dhe toleranca ime për ta, ngelet e palëkundur?. Videoja në të cilën shfaqeshin disa lojtarë të kombëtares, tregonte Andi Lilen qe ironizonte praktiken e priftërinjve ortodoks grek ne Janine, te cilët shkonin te bekonin ekipin para ndeshjeve.

Share This Video


Download

  
Report form