Ora News – Luan Rama: 101 ton kanabis u asgjësua pa procesverbal, mbillet edhe në Korab

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama thotë se në të paktën 13 raste nuk janë mbajtur procesverbale për shkatërrimin e lëndëve narkotike, duke mbetur kështu prova për autorët e arrestuar. Ai thotë se edhe sasia prej 101 ton kanabis e sekuestruar në Lazarat është asgjësuar pa procesverbal.
Luan Rama: Janë identifikuar 13 raste të asgjësimit të drogës ku nuk është zbatuar ligji, nuk është mbajtur procesverbali, nuk ka qenë prezent prokurori, nuk ka qenë prezentë përfaqësuesi i gjykatës. Kemi të bëjmë me provë të një procesi hetimi, një procesi penal. Çfarë ndodh?!
Një pjesë e të arrestuarve për trafikun e lëndëve narkotike kanë mbetur tani nëpër gjykata sepse nuk ka prova, se është djegur droga kinse, që është zënë në operacionin për arrestimin e tyre dhe është djegur pa dokumentacion, pa procesverbal që duhet të mbahet në 3 kopje.
Madje, më lejoni t?ju bëj të qartë që edhe 101 tonët që u sekuestruan në operacionin shumë të mirë që bëri policia në Lazarat, janë asgjësuar pa procesverbal. Pra, kemi të bëjmë me shkelje të ligjit, kemi të bëjmë me mosveprim të organit të prokurorisë përballë këtij realiteti.
Ai tha se situata e kanabisit është përkeqësuar me 5 herë krahasuar me vitin e shkuar, dukle theksuar se lënda narkotike është mbjellë edhe në malin e Korabit dhe Tomorit, gjë që nuk ka ndodhur më parë.
Luan Rama: Pse është kjo situatë kaq problematike 5 herë më e lartë se një vit më parë me kultivimin e drogës në Shqipëri dhe për paradoks është kultivuar droga edhe në bjeshkët e Shkëlzenit, edhe në malin e Korabit, edhe në malin e Tomorit, edhe në malin e Gramozit, ku nuk është kultivuar asnjëherë? Ky është realiteti, të nderuar kolegë dhe nëse duam të dëshmojmë që dimë të administrojmë territorin, që dimë të kontrollojmë territorin, pikë së pari këtë duhet ta bëjmë duke zbatuar ligjin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/luan-rama-101-ton-kanabis-u-asgjesua-pa-procesverbal-mbillet-edhe-ne-korab/

Share This Video


Download

  
Report form