Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 700 kg kanabis është sekuestruar pranë hidrovorit në Akërni të Vlorës.
Policia thotë se sasia e drogës u gjet në një zonë pyjore e paketuar në 29 pako të mëdha me peshë 20 deri në 25 kilogramë secila.
Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 48 bidona me benzinë me nga 60 litra secili, si edhe një mjet tip furgon të markës ?Iveko?, bosh.
?Në vijim të operacionit ndërkombëtar të nisur ditën e djeshme i cili u finalizua me sukses falë bashkëpunimit me DVKM Vlorë, Delta Forcën, DVP Vlorë dhe Guardia di Financën, ku u sekuestruan rreth 650 kg lëndë narkotike në ujrat ndërkombëtare si dhe u kapën dhe u ndaluan dy shtetas që po e transportonin, operacioni ka vijuar me krehjen e zonës ku dyshohet se është nisur gomonia që u sekuestrua me lëndë narkotike.Si rezultat i krehjes së zonës nga Delta Forcë, Policia Kufitare Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe GdF u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i sasisë tjetër të lëndës narkotike Cannabis Sattiva gati për tu trafikuar?informoi policia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-700-kg-kanabis-ne-nje-furgon-ne-akerni/