Pritja e veçantë e arbëreshëve për takimin Itali-Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është një vend në Sicili ku ndeshja Itali- Shqipëri po pritet në mënyrë krejtësisht të vecantë dhe ky është "Lugina e Shqiptarëve"."TG R" ka realizuar një kronikë në "Piana degli Albanesi", në prag të këtij takimi. Pritjen emocionuese të kësaj përballje e dëshmon dhe biseda me këto fëmijë:- Me zemër ne jemi edhe me Shqipërinë dhe me Italinë.- Po prindërit per kë bëjnë tifo në shtëpi?- Ehh- Sa del ndeshja?- Ndeshja përfundon në barazimNdërsa mësuesja e institutit "Skëndërbeg", Sara Riolo, shprehet se të premten do të mirëpresin futbollistët e kombëtares shqiptare. "Ne, praktikisht, nuk e dimë për kë të bëjmë tifo", - tregon ajo."Piana degli Albanesi" është nje nga qendrat e arbëreshëve në Siçili dhe një nga bazat e diasporës shqiptare. Për këtë arsye, Xhovani Bovi, Presidenti i Këshillit Komunal, shprehet se për një ditë e gjithë zona do të bëhet një dhe do vishet me të kuqe, ashtu si flamuri Kuq e Zi.Një nga arbëreshët e italisë shprehet se ata do të jenë bashkë me tifozat kuq e zi në stadium për të bërë tifo për skuadrën e vendit të origjinës. "Ne shpresojmë që kjo të ndodhë", - shprehet ai.Takimi i fundit Itali-Shqipëri ka qenë një miqësore e luajtur në Xhenova në vitin 2014, e cila është fituar nga të kaltrit 1-0 me gol të Okaka.

Share This Video


Download

  
Report form