Ky është Luan Isai, trupi i pajetë i të cilit u gjet më datë 9 Mars në bregdetin e Zvërnecit.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se ai është një 32 ? vjeçar i lindur në fshatim Gjorm dhe banues në lagjen "Pavarësia" të Vlorë. Ai rezultonte i zhdukuar që prej datës 15 Shkurt.
Identiteti i Isait u zbulua falë analizave të AND ?së.
I riu, i cili mësohet se ishte pronar i një bilardoje në qytetin e Vlorës kishte qëndruar për një kohë të gjatë në ujërat e detit, e për këtë arsye identifikimi i tij nuk ishte i mundur të bëhej më parë.
Mbeten ende mister shkaqet për vdekjen e tij.
Trupi i dekompozuar i Luan Isait u gjet orët e para të mëngjesit të 9 Marsit nga peshkatarë të zonës./