Report TV - Identifikohet kufoma e gjetur në Dajt, një biznesmen ndërtimi

Report TV 2016-02-17

Views 4

TIRANE - Identifikohet nga policia trupi i personit te dekompozuar i gjetur pasditen e së dielës në Priskë të Dajtit. Trupi i përket Vasil Bibës, 36 vjeç nga Pogradeci banues në Tiranë.

Ai rezulton të jetë një biznesmen në fushën e ndërtimit dhe importit të dyerve. Biba ishte dënuar në 12 dhjetor nga Gjykata e Tiranes, me 1 vit burg për fshehje të të ardhurave.

Ndërsa më 7 dhjetor u denoncua i zhdukur nga bashkëshortja e tij Elsa Biba. Ajo iu tha hetuesve se bashkëshorti ishte zhdukur me 1 dhjetor dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Hetuesit kanë kryer disa veprime të njëpasnjëshme deri sa kanë mundur të kryejnë edhe identifikimin e Bibës. Nje element i rëndësishëm për identifikimin e tij, ishte krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve, të regjistruara në sistemin përkatës të policisë.

Dyshimet e policisë në lidhje me krimin janë drejtuar në disa pista. Një prej tyre është ajo e vrasjes që lidhet me mospërmbushjen e detyrimeve kontraktuale nga ana e kompanisë së tij dhe e bashkëshortes Elsa Biba.

Kjo e fundit mësohet është denoncuar një ditë pas zhdukjes së Vasil Bibës, se kishte lidhur një kontratë dy javë përpara zhdukjes me një grua të identifikuar nga policia me emrin Trendelina Diku, nga Burreli.

Elsa Biba e kishte nënshkruar këtë kontratë në cilësinë e administratores së kompanisë së ndërtimit ?Areni Albania?.

Sipas hetimit, Elsa Biba i kishte marrë denoncueses 25 mijë euro për një apartament të vlerësuar 56 mijë euro, por më pas Biba është zhdukur. Dyshimet e policisë janë se çifti mund të ketë mashtruar edhe persona të tjerë pikërisht nëpërmjet formës së shitjes së apartamenteve.

Ndërkaq policia po heton edhe pista të tjera edhe sa i takon konflikteve apo mosmarrëveshjeve në biznes të çiftit me persona të tretë. Trupi i Vasil Bibës, u gjet të dielën pasdite nga një bari në fshatin Priskë, ndërsa ishte qëlluar dy herë me armë zjarri.

Share This Video


Download

  
Report form