Report TV - Zbulohet baza e prostitucionit në grup, gjashtë të arrestuar

Report TV 2017-07-04

Views 1

TIRANE- Ofronin shërbime seksuale në grup me prostitute escort kundrejt pagesave 50-100 dhe 250 euro arrestohen në ambientet e një hoteli 6 persona mes tyre dhe drejtuesit e grupit.

Policia ka publikuar dhe pamjet e operacionit të koduar ?Free Time? (koha e lirë) ndërsa janë sekuestruar dhe disa doza kokainë, aparate telefonike dhe para.

Në momentin e arrestimit bënë me dije policia ky grup ishte duke kryer marrëdhënie seksuale 5 meshkuj me një femër.

Disa nga pjesëtarët e këtij grupi kanë qenë dhe më parë të proceduar për shfrytëzim prostitucioni ndërsa zbulimi i tyre u arrit falë përgjimeve dhe denoncimit të një prindi se vajza e tij shfrytëzohej nga disa trafikantë.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre shtetas të tjerë me iniciale B.O, E.L dhe F.SH ku mes tyre është dhe një vajzë e cila rekrutonte student dhe vajza të papuna në vështirësi ekonomike për të ushtruar prostitucion.

Prej Janar 2017 policia e Tiranës në bashkëpunim me krimet e rënda ka mundur të zbulojë 18 baza prostitucioni në Tiranë ku mes tyre ishte dhe ai menaxhuar nga taksistët e Tiranës.

Ndërkohë dhe pse zyrtarisht mungon një statistikë e tillë, policia e Tiranës mban në vëzhgim prej Janarit afro 150 ambiente në Tiranë të cilat konsiderohen si baza prostitucioni.

Këto objekte bënë me dije policia e Tiranës janë hotele, qendra masazhi, qendra estetike, parukeri, palestra, si dhe lokale nate kryesisht ato të muzikës live.

Share This Video


Download

  
Report form