Report Tv publikon videon e plotë të momentit kur u dhunua pak ditë më parë gazetari Elvi Fundo nga dy persona.
Rreth orës 10:35 të datës 8 mars, ai duket duke ecur në trotuar, në rrugën që të çon drejt Stacionit të Trenit, në rrugën ?Reshit Petrela?, dhe pak çaste sapo ai afrohet te stacioni i autobusit, në video duken dy persona, të cilët nga krahu tjetër i rrugës kalojnë bulevardin.
Njëri prej tyre me kapuç në kokë gati sa nuk përplaset nga një mjet, në momentin që kalon rrugën me shpejtësi nga njëri krah në tjetrin.
Gazetari në ato momente është goditur me mjete të forta, dyshohet leva, ndërsa askush nuk ndërhyn dhe të gjithë ngelen të shtangur.