Kodheli me homologun malazez: NATO, garante e stabilitetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se NATO nuk do të lejojë destabilitetin në rajonin e Ballkanit ndërsa çdo vend që kërkon të bëjë diçka të tillë do të marrë përgjigjen e duhur nga aleanca. Gjatë vizitës së homologut të saj malazez në Shqipëri, Kodheli tha se NATO mbron vlerat e anëtarëve të saj por në të njëjtën kohë nuk ka frikë nga politika e dyerve të hapura.Për ministrin e mbrojtjes malazez Pedrag Boskovic ndikimi Rus në rajonin e Ballkanit nuk ka efekte pasi këtu nuk jetojnë qytetarët rusë por ata shqiptarë e Malit të zi të cilat duhet të përcjellin mesazhet e frymës së bashkëpunimit.Ajo qe na shqetëson është me te vërtete rajoni i cili ka pasur probleme historikisht dhe kjo vizite sot behet për te bashkëpunuar ne mënyre qe diçka e tille te mos ndodhe. Dhe pikërisht ne te cilët jemi përgjegjës për ketë çështje duhet te shpërndajmë mesazhe se si duhet te punojmë bashkërisht për te ruajtur stabilitetin e paqen ne Ballkan. Këtu nuk jetojnë ruse por banojmë ne shqiptare e malazeze dhe ne jemi te interesuar te mos krijojmë konflikte.Gjatë takimit ministrja e mbrojtës Kodheli e cilësoi vizitën e Boskovic si një mundësi të shkëlqyer për t?i rikonfirmuar Malit të Zi se shumë shpejt do të rreshtohet zyrtarisht si anëtar me të drejta të plota në NATO.

Share This Video


Download

  
Report form