Kodheli takon homologun e saj rumun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është e gatshme të angazhohet plotësisht në ruajtjen e kufijve veriorë të NATO-s. Deklarata është bërë nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, gjate konferencës me homologun e saj rumun Mircea Du?a.Mimi Kodheli:Më lejoni t?ju konfirmoj se qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe natyrisht ai i qeverisë shqiptare është i palëkundur, përsa i përket angazhimit të Aleancës në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në kufijtë veriorë të NATO-s. Shqipëria do të jetë përkrah çdo vendimi që NATO do të marrë në mbrojtje të sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë. Lufta kundër terrorizmit do të jetë një luftë e përbashkët betejat e të cilës do ti fitojmë. Gjithashtu konsiderojmë thelbësore edukimin dhe trajnimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s, për të ardhmen e Forcave tona të Armatosura. Gjej rastin t?ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në stërvitjen Joint Reaction 2015 këtu në Shqipëri.Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë tha se e njëjta vëmendje do te tregohet edhe për kufijtë jugorë të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Mircea Dusa:Rumania dhe Shqipëria janë dy vende anëtare ne NATO, te cilat zbatojnë vendimet e marra nga NATO. Ramë dakord qe masat e sikurse duhet te jene ne menyre te barabarte, si ne anën lindor edhe ne atë jugore te rajonit për të garantuar sigurinë. Procesi i reflektimit me adoptimin me NATO-n është shume i rendesishem. Gjithashtu e rëndësishme është edhe funksionimi i një strukture te NATO-s ne Shqipëri. Ne i premtuam ministres se do te mbështesim çdo iniciative për sa i përket anës jugore. Vlerësuam qe ne marrëdhëniet te tjera bilaterale ka edhe tema te tjera, te cilat kane nevoje për bashkëpunim, ndaj caktuam specialistët e ushtrisë që të caktojnë pikat e përbashkëta të bashkëpunimitNe fund te konferencës, ministra Kodheli ka falenderuar homologun edhe per vendimin e qeverise rumune për njohjen e pasaportave te lëshuara nga Republika e Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form