Ora News – Nuk dëshmoi për ÇEZ, Balla: Shkelzen Berisha të ndiqet penalisht

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbyllje të hetimeve prej 13 muajsh, komisioni hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ do të kërkojë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë procedim penal në prokurori të Shkëlzen Berishës. Kryetari i komisionit Taulant Balla artikuloi këtë rezultat të hetimeve për konsumim të veprës penale pas refuzimit të dëshimisë para komisionit duke rrezikuar 3 vjet burg.
Balla: Shkëlzen Sali Berisha ka konsumuar elementë të veprës penale refuzim për të dëshmuar dhe rekomandon prokurorisë fillimin e çështjes penale ndaj këtij shtetasi. Ky raport do ti prezantohet Kuvendit dhe Kuvendi do të shprehet me votë.
Kallëzim komisioni hetimor do të kërkojë edhe për Nujel Kalajn. Sipas raportit të këtij komisioni privatizimi i shoqërisë OSSH është bërë në shkelje të plotë me ligjin duke favorizuar qëllimisht kompaninë fituese CEZ lidhur kjo edhe me përfitime personale pushtetarëve të kohës.
Balla: Për një proces fiktiv me fitues të paracaktuar, me parregullsi dhe shkelje të shumta duke i sjellë CEZ përfitime të padrejta dhe të pamerituara si dhe duke dëmtuar interesat e shtetit dhe publikut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nuk-deshmoi-per-cez-balla-shkelzen-berisha-te-ndiqet-penalisht/

Share This Video


Download

  
Report form