'CEZ', Shkëlzen Berisha e Taulant Balla përballen te Gjykata e Krimeve të Rënda

Report TV 2018-05-11

Views 1

TIRANE-Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla është përballur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda me djalin e ish-kryeministrit Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi për shpifje. Balla ngriti akuzat lidhur me provat e publikuara për çështjen ?CEZ? nga komisioni hetimor se Shkëlzen Berisha ka shmangur taksat dhe se pasurinë e ka vendosur si sekser. Seanca te Krimet e Rënda nisi në orën 15:00. Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha arriti i pari i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa më pas Balla. Report Tv siguroi pamjet ekskluzive nga seanca te Krimet e Rënda, e cila nuk ka zgjatur, pasi trupa gjyqësore shpalli mos moskompetencën duke ia rikthyer Gjykatës së Lartë.

Kjo cështje është kthyer në ?ping-pong? pasi pak ditë më parë ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen Berisha-Balla, dhe dosja i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa sot kjo gjykatë ia kaloi të Lartës. Gjyqtari Ardit Mustafa tha se Gjykata e Lartë duhet të shprehet nëse kjo cështje është kompetencë e Gjykatës së Tiranës apo e Krimeve të Rënda. Kreu i grupit parlamentar socialist është paditur për shpifje nga djali i ish-kryeministrit, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen 'CEZ'.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS