Kryeministri Edi Rama në komunikimin e fundjavës nuk tregoi shenja tërheqjeje nga qëndrimi për të çuar mandatin qeverisës në fundin e afateve që parashikon kushtetuta, duke i bërë të qartë opozitës se s?ka ndërmend të pranojë kushtet e saj.
Sipas kreut të qeverisë kriza që kërkon të imponojë opozita është artificiale dhe shkon ndesh me interesat e shqiptarëve.
Duke shprehur bindjen se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit kryeministri tha se çdo vetë-përjashtim i opozitës nga jeta parlamentare, nuk do ta pengoje mazhorancën të respektoje datën e zgjedhjeve.
Kreu i qeverisë u ripërsëriti gatishmërinë për t?u ulur dhe dialoguar me opozitën për çdo ndërhyrje në Kodin zgjedhor dhe çdo propozim që do të jetë në respekt të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.
Tv Klan