Report TV - Lista me 171 objekte shtetërore për kompensimin e pronarëve

Report TV 2017-07-04

Views 1

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bërë publike listën me 171 objekte shtetërore që do të përdoren në vitin 2017 për kompensimin në vlerë të pronarëve.

Lista përmban ish posta policie, reparte ushtarake, ish ndërmarrje shtetërore, magazina, oficina, deri edhe hotele e fjetore.

Objektet në fjalë, bashkë me rreth 23 mijë hektarë tokë shtetërore do të përdoren për kompensimin fizik të pronarëve.

Sipas të dhënave zyrtare, kjo sipërfaqe ka një vlerë që në total arrin 37 miliardë lekë, afërsisht 370 milionë dollarë.

Share This Video


Download

  
Report form