Kryemadhi: Gabimet me Maturën cënojnë të ardhmen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Rinore për Integrim(LRI) zhvilloi një takim me maturantë të qytetit të Lezhës, ku ishin të pranishëm dhe deputetja e LSI-së, në kete zone, Monika Kryemadhi, zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi etj.Duke diskutuar përpara maturantëve të Lezhës, deputetja Kryemadhi nënvizoi rëndësinë që ka matura shtetërore për gjimnazistët pasi gabimet në kete proces, tha ajo, cënojnë të ardhmen e të rinjve. ?Unë uroj që matura shtetërore e këtij viti të jetë ajo ç?ka ne presim të jetë, sepse po cënove ëndrrat edhe shpresat e një maturanti, të një të riu për të ardhmen, ke cenuar shpresat dhe të ardhmen e një vendi. Ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis përsa i përket dijeve tuaja. Besoj tek forca, tek besimi dhe tek vullneti dhe dëshira e juaj për ta ndryshuar këtë gjë?, u shpreh deputetja e LSI-së përpara gjimnazistëve të Lezhës. Lidhur me Maturën Shtetërore diskutoi edhe zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj e cila tha se ministria po punon për Maturën Shtetërore dhe për përmirësimin e problematikave që lindën një vit për parë, për shkak të mostransparencës së plotë në kohë rreth saj. Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi theksoi mbështetjen e forumit rinor për maturantët duke shprehur solidaritetin me ta deri në zgjedhjen përfundimtare të problematikave që mund të hasen me procesin e Maturës Shtetërore. ?Ne duhet të jemi bashkë për një qëllim. Qëllimi është për një maturë transparence, gjithëpërfshirëse dhe që ofron shanse të barabarta për të gjithë ju. Misioni LRI-së eshte te qëndrojë pranë të rinjve. Kemi punuar fort për një maturë shtetërore që të ofrojë shanse të barabarta për të gjithë ju, të jetë gjithëpërfshirëse, por edhe t?ju bej ju që të shkoni në shkollat që ju meritoni dhe që ju doni që të shkoni, dhe jo në shkollat që të çon sistemi apo të çon skema e sistemit arsimor?, tha Kerpaci.

Share This Video


Download

  
Report form