Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat në Lushnje dhe në Fier. Në këto takime ishte i pranishëm deputeti Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së në Lushnje Hamza Ismaili, kryetari i PDIU-së në Fier Nustret Avdullai, kryetarja e Forumit të Gruas të PDIU-së në Fier Brunilda Çami, si edhe përfaqësues të Klubit të Patriotëve të Rinj.
Në takimin me strukturat në Lushnje Idrizi u shpreh se në të gjithë historinë e këtyre 25 viteve, por edhe me Kodin Zgjedhor të miratuar nga dy partitë e mëdha, është deformuar vota e shqiptarëve, duke shprehur kështu rezerva për Kodin Zgjedhor. Nga Lushnja ai propozoi që të ketë një zonë elektorale në mënyrë që partitë politike të marrin përqindjen e votave që i takon.