Sa e lehtë është të bësh kompromis me lirinë dhe pse ndodh kjo? Këtij realiteti tradicional e konservator ballkanas, regjisori boshnjak Dino Mustafiç i është përgjigjur mbrëmjen e së premtes me premierën ?Equus? në Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Shfaqja është pritur mes duartrokitjeve nga publiku. Përmes kësaj premiere Mustafiç fton publikun për një reflektim mbi lirinë dhe seksualitetin.
Regjisori Boshnjak ka kthyer në skenë aktorë të njohur Timo Fllokon, Igli Zarkën, Ema Andrean, Arben Derhemin, Luli Bitrin, Erjona Kakelin, e të tjerë. Në dramë marrin pjesë edhe balerinët Robert Muha, Fjorald Doci, Akreoma Saliu, të përgatitur nga koreografi Gjergj Prevazi.