Report TV - Banda e Durrësit, Kushtetuesja refuzon lirimin e Endrit Dokles

Report TV 2017-07-04

Views 6

Ish-anëtari i bandës së Durrësit Endrit Dokle duhet të qëndrojë në burg përjetë.

Është ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila me shumicë votash ka rrëzuar kërkesën e Dokles për shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe asaj të Gjykatës së Lartë.

Sipas kushtetueses, Dokles nuk i janë cënuar të drejtat në procesin e gjykimit ndaj tij dhe argumentat e paraqitura nuk përbëjnë shkak për shfuqizim dënimesh.

Më 2 shkurt 2017, Kushtetuesja mori në shqyrtim kërkesën e Endrit Dokles ku mbi bazë dokumentesh u vendos që kërkesa e tij të rrëzohet.

Vendimi ende nuk është bërë publik nga administrate e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa burime për Report Tv konfirmuan se është rrëzuar kërkesa e Endrit Dokles dhe brënda muajit mars vendimi do jetë i publikuar në faqen zyrtare të gjykatës.

Dokle u hetua e u dënua për një sërë krimesh mes tyre dhe tentativën për eliminimin e Lulzim Berishës, ish-kreut të Bandës ku dhe vetë Dokle ishte anëtar.

Prej datës 2 nëntor 2005 Dokle ndodhet në qeli ndërsa në vitin 2014 Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për riçelje gjykimi duke lënë përfundimisht në fuqi dënimin me burg përjetë.

Share This Video


Download

  
Report form