Report TV - Mbetet në burg ish-ministri Ksera, Gjykata i refuzon lirimin

Report TV 2016-04-02

Views 0

Ish-Ministri i Punës në qeverinë Berisha, Spiro Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Ka qenë ky vendimi i gjykatës së lartë e cila ka refuzar të lirojë nga burgu ish ministrin e arrestuar më 29 Janar me akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ka drejtuar Ministrinë e Punës.

Vendimi për të mos pranuar rekursin e ish Ministrit Ksera nga Gjykata e Lartë është marrë më 24 Mars 2016 dhe është zbardhur në faqen e internetit të gjykatës këtë fundjavë.

Ksera ju drejtua gjykatës së lartë më 9 Mars 2016 me Rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë pasi më parë shkalla e parë dhe ajo e aplelit vendosën ndaj tij arrest me burg.

Ish Ministri Ksera u arrestua mbrëmjen e 29 janarit në fshatin Dervican të gjirokastrës ndërsa prokurori Ndini Tavani i cili heton dosjen me abuzimet në aktivitet e organizuara nga Ksera e akuzon atë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën me 30 milion lekë.

Share This Video


Download

  
Report form