http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plani urbanistik i Tiranës se Madhe pas një jave, do te marre miratimin e Këshillit Kombëtar te Territorit. Ky vendim do t?i hape rruge zhvillimit, ndërtimeve dhe ndryshimeve te projektuara nga Stefano Boeri, per kryeqytetin e 30 viteve te ardhshme. Gjate prezantimit te planit urbanistik te rinjve te Universiteteve, hartuesi i tij Boeri, deklaroi se ky projekt synon te ndryshoje cilësinë e jetës se banoreve, qe do te jetojnë ne metropolin shqiptar. Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi se miratimi i planit ishte një nga vendimet me te rëndësishme te këshillit bashkiak dhe se shpejti do te marre firmën e Këshillit Kombëtar te Territorit.Plani urbanistik i Tiranës synon qe kryeqyteti pas 3 dekadash te ketë nje popullsi jo me shume se 1.6 milion banore, me infrastrukture, transport publik me standarde dhe gjelbërim te shtuar.Me herët, Veliaj është takuar me kryetarin e Bashkisë se Firences, Dario Nardella, ku e ka njohur me projektet e mëdha qe po transformojnë Tiranën. Te dy kryebashkiaket kane zbritur ne sheshin ?Skenderbej? ku kane mbjelle ne mënyrë simbolike peme.Vetëm këtë muaj janë mbjelle rreth 5 mije peme, ka përfunduar projekti i pazarit te ri dhe se shpejti do te hapet një pjese e Bulevardit te Ri.