Të gjithë punonjësit e policisë si dhe punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit duhet të deklarojnë se asnjë prej familjarëve apo rrethit familjar nuk do të kultivojnë bimë narkotike.
Kështu është shprehur Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Edmond Tarkaj gjatë Konferencës Rajonale në Dibër. Tarkaj ka prezantuar një plan masash për Parandalimin e Kultivimit të Bimëve Narkotike.