Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas protestes në qender të fshatit, banorët e Trushit kanë zgjedhur që të kundërshtojnë brenda institucioneve dhenien e 264 ha toke me qera një firme turke. Ata u priten në një takim me dyer të mbyllura nga prefekti Radovani duke i kërkuar këtij të fundit që të ndërhyje për të ndalur dhenien e kësaj siperfaqe toke, pasi me të ato mbajnë familjet. Banorët këmbëngulin që ajo tokë ka qënë në pronësi të të parëve dhe nuk kanë patur dijeni për shpalljen e ankandit nga ministria e Bujqësisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-trushit-ne-shkoder-protesta-ne-prefekture-per-tokat/