Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ndërmori sot operacionin për mbylljen e 21 furrave të gëlqeres funksionale në zonën e Fushë-Krujës.
Operacioni i kryesuar nga ISHMP dhe mbështetur nga IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojë për disa ditë deri në mbylljen e plotë të të gjitha furrave në këtë zonë.
Për herë të parë mbyllja e furrave të gëlqeres nga ISHMP u realizua në vitin 2013 kur u identifikuan 220 furra gëlqere funksionale në këtë zonë.