TIRANE-Pak pasi ka mbyllur mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku është mësuar emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri iu drejtua Policisë së Tiranës. Por suprizë!
Oficerët e Policisë së Tiranës ishin mbledhur në hyrje të godinës dhe e pritën me sirena alarmi e duartrokitje.
Saimir Tahiri u emocionua.
Ndërsa Ervin Hodaj, drejtori i Policisë së Tiranës po mbante një fjalë kortezhe, Tahiri e ndërpreu duke thënë; ?Po ndejta këtu do emocionohem edhe më shumë, ju falënderoj pa masë?.
?Më të fortë do bëheni?, iu drejtua Tahiri punonjësve të Policisë së Tiranës, "Shqiponjaaaaat", thirri nje cast ai dhe grupi i 'Shqiponjave iu pergjigj me thirrje e duartrokitje.