Report TV - Alibeaj: Paratë që iu kapën Sotës dolën nga banesa e Saimir Tahirit

Report TV 2018-05-08

Views 0

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj akuzoi sot se shuma e konsiderueshme e parave që iu gjetën biznesmenit 25-vjeçar, Orest Lefter Sota, janë nxjerrë nga banesa e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjatë një deklarate për mediat, Alibeaj tha se janë 863 mijë euro të cilat u gjetën në automjetin e të riut. Ai tha se policia e Elbasanit fshehu të dhënat në komunikatën e arrestimit të biznesmenit me urdhër të Ramës dhe Xhafajt.

"Edi Rama, Fatmir Xhafaj urdhëruan policinë të fshehtë të dhënat nga komunikata. Këto para i përkasin të njëjtit person që ka edhe patentat, Saimir Tahriit.

Janë provat që kërkon prokuroria për implikimin e Tahirit në trafikun e drogës. Rama nuk lejon arrestimin e Tahirit me qëllim që ky i fundit të mos flasë. 863 mijë euro janë nxjerrë nga banesa e Tahirit për t'u larguar në banesa të sigurta, janë para nga trafiku i drogës dhe 2 patenta lundrimi provë për përdorimin e skafit të drogës. Propvat janë aty, prokuroria duhet të veprojë menjëherë, Tahiri nuk do t'i shpëtojë drejtësisë. Rama është prej tre jave kryeministër i rrëzuar", tha Alibeaj.

Share This Video


Download

  
Report form