Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh sot se pavarësisht vështirësive që ka sjellë bllokimi prej disa ditësh i bulevardit ?Dëshmorët e Kombit? nga protesta e PD, linjat që preken direkt nga kjo anomali kanë mundur ta kalojnë situatën dhe të shkojnë në stacione në kohën e duhur.
?Pavarësisht se kemi pasur disa ngërçe si bllokimi në Bulevard, me gjithë vonesat e vogla, linjat na janë përgjigjur dhe trafiku ka vazhduar normalisht.
Sigurisht, pasi të hapet Bulevardi, do të kemi akoma më shumë zhdërvjelltësi, sidomos në këtë linjë dhe linjën e Tiranës së Re, të cilat janë dy linjat që e vuajnë më shumë bllokimin.