Report TV - Bllokimi i Bulevardit nga PD Tirana paralizohet nga trafiku

Report TV 2017-06-04

Views 1

Të lëvizësh më makinë në rrugën ?Papa Gjon Pali II? pranë Radio Televizionit Shqiptar është kthyer në një mankth për drejtuesit e mjeteve.

Bllokimi i Bulevardit nga çadra e protestuesve të PD-së ka bërë që rruga dytësore që lidh stadimin ?Qemal Stafa? me Bulevardin ?Zhan Dark? të paralizohet nga trafiku i rënduar.

Kjo situatë vijon prej dy javësh, ndërsa ngarkesë ka edhe në "Rrugën e Elbasanit".

Pamjet që sjell Report Tv nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa edhe prania e shtuar e forcave të Policisë Rrugore mesa duket nuk ka sjellë asnjë efekt.

Trafiku më i rënduar është në oraret e pasdites kur qarkullimi i automjeteve paralizohet në akset kryesore të kryeqytetit.

Share This Video


Download

  
Report form